Presidenti i federatës italiane: Seria A mund të luhet dy sezone brenda një viti
Italia është ende në emergjencë të plotë nga koronavirusi teksa qeveria e futbollit po studion hipoteza të ndryshme për të kuptuar nëse, kur dhe si mund të rifillojnë kampionatet.
“Nuk mund të përjashtoj asgjë, madje as ndalesën përfundimtare të kampionateve. Data 3 prill duket shumë e afërt për të filluar përsëri: mbase në maj”, ishin fjalët e Gabriele Gravina, numri një i FIGC, në Radio Anch’io Sport.
Presidenti rithekson se “ne përpiqemi të planifikojmë hipotezën më optimiste, atë të përfundimit të kampionateve. Unë nuk përjashtoj asgjë, as hipotezën për mosdhënien e titullit dhe ngrirjen e renditjes aktuale”.
Rinisja, megjithatë, nuk duket e mundur në prill, me skadimin e dekretit aktual të qeverisë për masat emergjente: “3 Prilli është një datë shumë e shpejt për të rifilluar aktivitetet ekonomike, jo vetëm sportive. Për këtë arsye më shumë duhet të mendohet për në maj.
Nuk përjashtohet mundësia që kampionati i sotëm të luhet brenda sezonit të ardhshëm. Euro 2020? Ne do t’i kërkojmë UEFA-s ta vlerësojë situatën me kujdes, shtyrja është ideja që duhet ndjekur. Nesër do të përballemi me këtë çështje në video-konferencës”, deklaroi Gravina. /R.Lika-Koha Jone/