Presidenti i Galatasaray: Nuk ka asnjë klauzolë për Osimhen, ka vlerë shumë të madhe!
Sulmuesi nigerian Victor Osimhen po kalon një tjetër sezon të shkëlqyer me fanellën e Galatasaray. Me 17 gola dhe 6 asistime në 25 ndeshje këtë sezon, 25-vjeçari është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës turke, por e ardhmja e tij mund të jetë larg Turqisë.
Interesi nga klubet e mëdha europiane nuk mungon dhe mes tyre është edhe Juventus, e cila prej kohësh kërkon një sulmues të nivelit të lartë. Vetë Osimhen ka pranuar më parë se klubi bardhezi është përpjekur ta transferojë, ndërsa zërat për një kalim të mundshëm në Torino janë shtuar gjatë ndeshjeve të fundit në UEFA Champions League.
Megjithatë, presidenti i Galatasarayt, Dursun Ozbek, ka mohuar ekzistencën e një klauzole largimi në kontratën e sulmuesit. Ai theksoi se klubi e konsideron Osimhen një element kyç për të ardhmen dhe se vlera e tij në treg është shumë më e lartë se shuma e paguar për transferimin.
Ndërkohë mbetet e paqartë nëse ekziston një klauzolë e vendosur nga Aurelio De Laurentiis që do të penalizonte shitjen e lojtarit te një klub italian.
KOHA JONË SONDAZH

