Presidenti i Interit: Messi nuk ka qenë pjesë e planeve tona!

Lionel Messi mori vendimin për të qëndruar te Barcelona, ​​të paktën deri në skadimin e kontratës aktuale, më 30 qershor 2021. Në verë një nga skuadrat pretendente ishte edhe Interi, por presidenti Steven Zhang, pranoi se argjentinasi nuk ka qenë kurrë një objektiv real i tyre në merkato:

“Jo, një investim i tillë nuk mund të jetë pjesë e projektit tonë. Të paktën jo në këtë moment. Inovacioni, planifikimi, rritja e vazhdueshme, stabiliteti ekonomik janë gurët e themelit tonë.

Duke ndjekur këtë rrugë, e cila përfshin planifikim afatgjatë, ne do të arrijmë rezultatet dhe qëllimet e planifikuara. Ne do ta rikthejmë Interin aty ku e ka vendin, qoftë në nivelet kombëtare, edhe ato ndërkombëtare”, deklaroi Zhang.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?