Presidenti i La Ligas flet për merkaton e Barcelonës: As Neymar dhe as Lautaro!
Prej ditësh përflitet për mundësinë që Barcelona të transferojë në verë Neymar dhe Lautaro Martinez. Për t’i dhënë fund zërave përkohësisht ka menduar presidenti i La Ligas, Javier Tebas, që duket se ka informacione për këtë temë.
“Nuk është e vërtet që Barcelona po negocion për blerje. Nuk po negocion me asnjë. Janë më shumë në pritje të ecurisë tratativave për rinisjen e kampionatit.
Eventualisht mund të ketë shkëmbime, por asnjë klub në Europë nuk po mendon për këtë gjë. Janë të gjithë në pritje të mbylljes së sezonit për të bërë llogaritë. Gjithçka është e ndalur. Ndaj as Neymar dhe as Lautaro Martinez”, u shpreh Tebas. /R.Lika-Koha Jone/