Presidenti i La Ligas: Kemi një plan për rihapjen e stadiumeve për tifozët!

Një fund sezoni me dyer të hapura. Sipas gazetës “AS”, presidenti i La Ligas spanjolle, Javier Tebas, ka avancuar me propozimin për të krijuar një protokoll të ri.

Ideja e tij është që stadiumet të rihapen për tifozët sa më parë të jetë e mundur: “Jemi duke punuar për rihapjen e stadiumeve sa më parë. Pakti mund të garantojë distancën sociale dhe maskat të jenë të detyruara. Të jenë të studiuara edhe zonat e hyrjes.

Çdo tifozë duhet të futet në ueb për të përcaktuar orarin e hyrjes në stadium, për të shkuar në sektorin përkatës. I njëjti princip do të ndiqet edhe për daljen nga stadiumi”, u shpreh Tebas. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP