Presidenti i La Ligas: Messi nuk shkon tek Interi, Seria A e mbytur në borxhe

Në mes të një krize globale, që ka pushtuar futbollin, presidenti i La Liga, Javier Tebas, hedh poshtë sugjerimet e ish-presidentit të Interit, Massimo Moratti, për një transferim të yllit argjentinas te zikaltrit.

Duke folur në një videokonferencë me mediat ndërkombëtare, ai ngulmoi se futbolli italian nuk ka mundësi financiare për të paguar pagën stratosferike të Messit.

“Kriza e Koronavirus është globale, por në secilin vend përjetohet ndryshe. Niveli i borxhit të futbollit italian është shumë i lartë, sa dyfishi i La Liga-s dhe Bundesligës, me një qarkullim më të ulët parash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata ekonomike e Serie A është shumë më e komplikuar, ndaj klubet italiane nuk mund ta punësojnë Lionel Messin. Sidoqoftë, kapiteni i Barcelonës nuk mendoj se do të largohet”, u shpreh Tebas.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?