Presidenti i La Ligas sulmon ashpër: Juve, Barça dhe Reali gënjejnë më shumë se Putin!

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka sulmuar ashpër tri skuadrat themeluese të idesë së Superligës Europiane. Në një ngjarje të organizuar nga Financial Times, “Business of Football Summit”, ai nuk i ka kursyer kritikat për Juventusin, Barcelonën dhe Realin.

“Themeluesit e Superligës gënjejnë më shumë se Putini. Agnelli do t’ju tregojë: se një javë më parë ka pasur një takim në shtëpinë e tij për të folur për projektin e Superligës, një ligë kontinentale me dy kategori, ku kampionatet kombëtare shërbejnë si kualifikuese për këtë turne, por klubet e mëdha do të jenë të pranishme gjithmonë.

Ata gënjejnë më shumë se Putini, vazhdimisht thonë se Superliga nuk do të ndikojë në garat kombëtare, por do të ndikojë. Për mua është një fyerje, sepse dëmi do të ishte shumë i madh. Florentino Perez thotë se nuk duhet të shqetësohemi dhe se do të ketë shumë para për solidaritet. Këtë e thotë prej vitesh … ”, është shprehur Tebas. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?