Presidenti i Laçit: Ua kam bërë të qartë lojtarëve që nuk i paguaj dot
Vendimi i kryeministrit Edi Rama, për të mos përfshirë në paketat e ndihmës financiare, futbollin shqiptar, nuk është pritur aspak mirë nga presidentet e klubeve të Superiores. Në një prononcim për “Zona Gol” në “Supersport”, presidenti i Laçit, Pashk Laska, u shpreh:
“Nga data 11 shkurt, ua u bëra të qartë futbollistëve që klubi nuk merr përsipër, asnjë lloj pagese asnjë lloj akomodimi. Unë e kam biznes privat, nuk mund të paguaj nga xhepi.
Unë jam i mendimit, që ne deklarojmë ato që paguajmë. Flas për klubin tim. Ne deklarojmë atë që paguajmë. Paguajmë rrogat, trajtim ushqimor, fjetje, të gjitha. Nëse këta mendojnë se një futbollist mund të ushqehen me një dietë sa një puntor i thjeshtë është gabim.
Nuk shoh asnjë dritë jeshile, i jam drejtuar edhe FSHF edhe shtetit. Mendoj se jemi para një kolapsi mjaft të madh.”, u shpreh Laska.