Presidenti i Lyon-it sulmon Juven: U përpoqen të ushtronin presion ndaj arbitrit!

Lyon arriti që të shkaktonte surprizën më të madhe të fazës së 1/8-ve në Champions League duke eliminuar Juventusin. Pavarësisht se goli i vetëm që shënuan ishte me një penallti shumë të dyshimtë, presidenti i klubit francez, Jean-Michel Aulas sulmon bardhezinjtë, duke thënë se ushtruan presion ndaj arbitrit.

“U kënaqa shumë. Kam pasur disa momente të shkëlqyera në jetën tim, por kjo është e veçantë. Juventusi ka një ekip të madh, por në fushë bënë shumë presion ndaj arbitrit. Gjithsesi gjyqtari u tregua shumë i zoti, duke dalë nga situatat”.

Skuadra e Garcias tani do të përballet me Manchester City-t për të shpresuar që ende të jenë në Europë edhe në sezonin e ardhshëm.

“Ekziston një në një milion mundësi, ndaj duhet t’i luajmë shanset tona. Mbyllja e Ligue 1 ishte një skandal i madh, një padrejtësi që nuk do ta falë kurrë. Plaga nga ndërprerja, është akoma e pranishme”, u shpreh presidenti i Lyon-it. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP