Presidenti i Partizanit të Beogradit “shokon” serbët: Fajtorë për dhunën me Shqipërinë jemi ne

Por, presidenti i Partizanit të Beogradit, në stadiumin e të cilit u luajt edhe ndeshja, Dragan Gjuriç, ka bërë një deklaratë befasuese.

Ai ka shokuar opinionin serb, duke thënë se përgjegjës për dhunën e ndodhur ne ndeshjen Serbi-Shqipëri, janë pikërisht autoritetet serbe dhe Federata e këtij vendi.

Ky është një vendim i njëanshëm i UEFA-s, por autoritetet shtetërore duhet t’i thonë publikut serb arsyen, pse u lejua hyrja në fushë e atyre 100 tifozëve të dehur, me një ultras që doli para 4 vjetësh edhe në stadiumin e Xhenovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dikush donte që të ndodhte gjakderdhje dhe nismëtarët janë të njëjtë, me ata që ishin në stadiumin italian”, ka theksuar Gjuriç, duke nënkuptuar djegien e flamurit shqiptar nga Ivan Bogdanov në ndeshjen Itali-Serbi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka thënë se komisioneri i sigurisë në Federatën serbe i kishte paralajmëruar autoritetet shtetërore se mund të ndodhte diçka, por askush nuk mori masat e duhura.

Një deklaratë e tillë ka shkaktuar debate në Serbi, madje tashmë Gjuriç ka nisur të etiketohet si tradhtar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?