Presidenti i Torinos kritikon dyshen Asllani-Ismajli: Pres më shumë nga blerjet e reja!

Dy legjionarët kuqezi që Torino afroi me bujë gjatë verës, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli, nuk kanë arritur ende të justifikojnë pritshmëritë e larta të klubit granata. Entuziazmi i mbërritjes së tyre është zëvendësuar tashmë me shqetësim, për shkak të paraqitjeve që nuk kanë qenë në nivelin e pritshëm.

Asllani, i konsideruar si pjesë qendrore e projektit teknik, është lojtari me më shumë kontakte me topin në skuadër, por statistikat e tij mbeten të vakëta: asnjë gol, asnjë asist dhe një penallti e humbur në shtesë kundër Lecce-s, që i kushtoi Torinos një pikë të rëndësishme.

Situata e Ismajlit është krejt tjetër, por jo më pozitive. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka humbur shumicën e ndeshjeve për shkak dëmtimesh dhe vazhdon të mbetet në pikëpyetje edhe për takimin e radhës në Serie A kundër Cremoneses.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç formës së dobët dhe mungesave të shpeshta, dyshja shqiptare mori edhe një sinjal të qartë nga presidenti Urbano Cairo. Gjatë prezantimit të drejtorit të ri sportiv, Gianluca Petrachi, kreu i klubit shprehu hapur zhgënjimin për merkaton verore.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fushata e blerjeve deri më tani nuk ka dhënë frytet që prisnim. Kjo nuk nënkupton se këta lojtarë nuk mund të tregojnë vlerat e tyre. Disa kanë pasur dëmtime, por kur investon, pret më shumë. Shpresoj të tregojnë potencialin e tyre dhe të sjellin rezultate,” deklaroi Cairo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?