Presidenti Meta krenar për golin e parë të Ajetit me Celtic (VIDEO)
Albian Ajeti e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën te skuadra e Celic në Skoci. Sulmuesi i ardhur gjatë kësaj vere nga West Hem ka arritur që të gjejë golin e parë.
Në sfidën e javës së tretë, vëllai i Arlind Ajetit realizoi golin e vetëm të ndeshjes 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, përfitoi nga një rrëmujë në zonë duke e dërguar “sferën” në rrjetë.
Presidenti i vendit tonë, Ilir Meta, i cili njihet si një tifoz i madh i skuadrës skoceze ka reaguar menjëherë pas golit të bomberit shqiptar.
“Albian Ajeti shënoi golin e tij të parë për Celtic dhe shpëtoi ekipin tonë! Jam shumë kranar për të. Hero i ndeshje”, ka shkruar kreu i shtetit. /Koha Jone/
ALBIAN AJETI scores his first goal⚽ for #CelticFC? and SAVES THE DAY! ?
I am so proud of him! ?
HERO OF THE MATCH!
Hail Hail! ?? #DUFCEL pic.twitter.com/d1aS3AHwZ6— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) August 22, 2020