Presidenti Meta takon kompionin e boksit, Robin Krasniqi: Krenar për ty!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka postuar këtë mëngjes një foto me kampionin e ri të boksit, Robin Krasniqi.

Krahas foto, Presidenti Meta shkruan:

Kënaqësi e veçantë të takoja Kampionin e ri të botës në boks, në versionin WBA dhe IBO, Robin Krasniqi.
Puna, përkushtimi dhe sakrificat e tij drejt suksesit, janë frymëzuese!
Krenar për ty Robin! 🥊🇦🇱

SHKARKO APP