Presidenti Meta viziton legjendën e futbollit, Sabah Bizi

Presidenti ishte dje në Shkoder. Pas takimeve të tjera ai bashkë me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi kanë vizituar mbrëmjen e djeshme edhe legjendën e Vllaznisë, ish-futbollistin Sabah Bizi e familjen e tij. Meta thotë se ka kaluar një mbrëmje të jashtëzakonshme në shoqërinë e tyre, ndërsa i ka kërkuar nipit të Sabah Bizit, Sabionit, edhe ai tepër i talentuar në futboll, të ecë në hapat e gjyshit, për ta bërë sërish të madhe Vlazninë.

Ja se ç’shkruan Meta:

Një mbrëmje e jashtëzakonshme në Shkodër, me Legjendën Kuqezi, Sabah Bizin dhe familjen e tij të mrekullueshme.
Legjenda frymëzon shumë fëmijë për t’u bërë si ai.
Une dje takova dhe Sabionin, nipin e tij, tepër i talentuar dhe me ëndrra të mëdha për futbollin.
Bëjeni Vllazninë përsëri të Madhe si atëherë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?