Presidenti Meta vlerëson me titullin “Nderi i Kombit” xhudistet Krasniqi dhe Gjakova

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit” dy xhudistet kosovare që fituan medalje ari në Lojërat Olimpike të Tokios. Bëhet fjalë por D’istria Krasniqin dhe Nora Gjakovën, që triumfuan në sportin e xhudos. Kreu i shtetit i ka cilësuar si frymëzimi për sportistët e tjerë.

Postimi i presidentit Meta

Kampionet D’Istria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajneri i tyre i fantastik, Driton Krasniqi personifikojnë më së miri ëndrrat, suksesin dhe krenarinë e popullit dhe të shtetit të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me “Medaljet e Arta” të fituara me meritë në Lojrat Olimpike “Tokyo 2020”, të tre këta sportistë janë sot ambasadorët dhe promovuesit më të shkëlqyer të vlerave dhe kontributeve, që Kosova mund të japë edhe në nivel botëror, përmes sportit.

Swiss Digital Mobile Reklama

D’Istria, Nora dhe Toni, ashtu si më herët edhe kampionia tjetër Majlinda Kelmendi, një meritë të jashtëzakonshme kanë edhe për lartësimin e krenarisë dhe të dinjitetit kombëtar, si shembuj të shkëlqyer frymëzimi dhe referimi për brezat e rinj në rrugën drejt suksesit.

Me mirënjohje të thellë për këtë kontribut të vyer shumëdimensional, kisha sot privilegjin e veçantë të vlerësoja me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit” tre kryeshqiponjat e sportit shqiptar, kampionet D’Istria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajnerin e tyre Driton Kuka, si një inkurajim edhe për të gjithë sportistët e tjerë, të cilët duhet t’i konsiderojnë sukeset e tyre edhe si një mundësi të madhe të promovimit të vlerave të sportit, të kulturës dhe të trashëgimisë sonë kombëtare.

Faleminderit vajzave, faleminderit trajnerëve dhe gjithsecilit që mendon, punon dhe ndihmon në sukseset dhe promovimin e Kosovës dhe të vlerave të mbarë kombit shqiptar!

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "REPUB SE SH"

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?