Presidenti Takaj dhe trajneri Josa, “qytetarë nderi të Korçës”

Skënderbeu theu një rekord në Shqipëri, me titullin e pestë radhazi kampion që fitoi këtë sezon. Falë financimeve të presidentit Ardian Takaj, organizimit nga ana e tij me sukses, si dhe drejtimit po të suksesshëm nga ana e trajnerit Mirel Josa, Skënderbeu edhe këtë vit dominoi futbollin shqiptar. Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për gjithçka kanë dhënë për këtë klub, Bashkia e Korçës me procedurë të përshpejtuar ka marrë vendimin për t’u dhënë titullin “Qytetar Nderi i Korçës” ekipit të futbollit të Skënderbeut, presidentit Ardian Takaj si dhe trajnerit Mirel Josa. Në Shkodër, në ndeshjen e fundit të këtij kampionati për Skënderbeut, gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut prej ari nga ana e drejtuesve më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, pritet të marrin edhe titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia në përfundim të ndeshjes edhe dy drejtuesit më të lartë të ekipit korçar. Nën drejtimin e presidentit Ardian Takaj ky ishte suksesi i tretë radhazi i Skënderbeut, ndërsa trajneri Mirel Josa shijoi titullin e dytë radhazi në Korçë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?