Presidenti Zhang tremb Interin: Heqim dorë nga aktivitetet e parëndësishme!
Zhang Jindong, pronari i Suning Group, foli në konferencë për të ardhmen e kompanisë Nanjing. Fjalët e tij prekin indirekt edhe Interin, pasi – siç raportohet edhe Titan Sport Plus, një nga mediat më të rëndësishme sportive japoneze – programet strategjike duket se do të largohen nga bota e futbollit, duke konfirmuar thashethemet sipas të cilave pronësia është e orientuar drejt shitjes të klubit zikaltër.
“Ne duhet të përqendrohemi në fushën kryesore të betejës, të rishikojmë vijën e betejës. Ne do të përqendrohemi që të mbyllim dhe të presim aktivitetet tona të parëndësishme në favor të shitjes me pakicë. Pa hezitim”, u shpreh Zhang. /R.Lika-Koha Jone/