Presidentit të Atleticos i futet “frika në palcë”, hedh një akuzë të pazakontë për “Anfield”
Një nga rezultatet më befasuese në ndeshjet e para të raundit të 1/8-ve të Ligës së Kampionëve ishte padyshim ai i “Wanda Metropolitano”-s, ku Atletico Madrid fitoi 1-0 ndaj kampionëve në fuqi, Liverpool-it.
Ndeshja u karakterizuar nga një intensitet i lartë nga ana e “Los Colchoneros”, që arritën të mbrojnë mjaft mirë avantazhin në fillimin e ndeshje. Diego Simeone frymëzoi futbollistët që të luanin ashpër duke sjellë reagimin e Klopp dhe Robertson pas ndeshjes, duke paralajmëruar një atmosferë të ngjashme në Anfield.
Në përgjigje të këtyre deklaratave, presidenti i Atletico Madrid, Cerezo ndezi sfidën duke folur për stadiumin “Anfield”, duke hedhur një akuzë të pazakontë.
“Të shohësh tifozët tanë kaq të përfshirë dhe të lidhur me ekipin ishte fantastike. Ishte absolutisht spektakolare. Anfield është një stadium i madh, por është i vjetër. Inspektimi i UEFA-s nuk t’i jepte notë kaluese nëse bënin një kontroll”.
Sigurisht, nga njëra anë fjalët e presidentit të Atleticos mund të kenë lidhje me faktin që stadiumi “Wanda Metropolano” është shumë modern, por ndoshta e ka ekzagjeruar disi pasi “Anfield” është një stadiumet që ofron spektakël në çdo ndeshje. /R.Lika-Koha Jone/