Presioni i tifozëve, zhvendoset derbi Tirana-Partizani më 12 mars në “Qemal Stafa”

 Derbi i kryeqytetit, Tirana – Partizani do të luhet përfundimisht në “Qemel  Stafa”. Klubi i Partizanit pranoi kërkesën e tifozëve të kuq që derbi të luhet në Tiranë e pikërisht në stadiumin kombëtar, më 12 mars, kërkesë kjo e bërë nga Tirana. Në këtë mënyrë historia e derbit të javës së 24-ët përfundon me këtë verdikt, duke anuluar vendimin që kjo sfidë, më e madhja e kampionatit tonë, e parafundit e këtij sezoni, ndoshta vendimtare për fatet e secilës skuadër në garë për titullin kampion, të luhej në një qytet tjetër ku një ditë më parë ishte vendosur për t’u zhvilluar në Peqin. Tirana, nisur nga fakti se Partizani kërkoi që derbi të zhvillohej sipas kalendarit ishte e detyruar të gjente një stadium dhe propozoi atë të Peqinit, si stadiumi i vetëm i lirë afër kryeqytetit. Ky stadium nuk mbante as 5 mijë tifozë, ndaj edhe të vetë tifozët e kuq  mbetën të pakënaqur.   Ishin pikërisht tifozët e grupimit Ultras Guerrils, që dolën me një qëndrim zyrtar mbrëmjen e së enjtes ku i kërkonin klubit që derbi të luhej në impiantin ndërkombëtar “Qemal Stafa”. Në këtë mënyrë presidenti  i Partizanit Gaz Demi e ka parë se duhej të ndryshonte mendim dhe nuk ka qenë e vështirë në arritjen e kompromisit me Tiranën si skuadër pritëse që derbi, i propozuar që të mërkurën nga bardheblutë, të luhet në 12 mars. “Qemal Stafa” lajmëroi në mesjavë dy klubet kryeqytetase që të gjenin një stadium tjetër për ndeshjen e planifikuar të luhej këtë të premte, ora 19.00, për faktin se tapeti i sapo-shtruar nuk ishte ende gati. Kësisoj, pas 48 orësh kaosi, i jepet fund diskutimeve dhe Tirana-Partizani, do të luhet në stadiumin ku është shkruar historia mes dy ekipeve, në atë “Qemal Stafa”, sigurisht në panin e mijëra tifozëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?