Prezantohet Ferrari “SF 15-T”, makina e sezonit 2015 (Foto)
Tifozët e shumtë të Ferrarit, nuk do të presin më për t’u njohur me makinën e re. Prezantimi “online” rezultoi më i pëlqyeshmi prej tyre. Pritja ka gjithnjë një fund dhe sot skuderia me historinë me të pasur në cirkuit, prezantoi makinën e re me të cilën do të kërkojë kthimin tek titulli kampion. Pilotet dhe drejtuesit ishin te pranishëm për fotot e rastit me një-vendeshen e emërtuar “SF 15-T”. Fotot e para tregojnë se makina ruan vazhdimësinë në ngjyra duke nisur nga bishti i zi. Hunda e saj është e re, shasia është më e gjatë dhe makina më e ulët. Risi është logo “Alfa Romeo”, si për të kujtuar se marka lindi duke garuar pikërisht me atë që sot është makine normale, por atëherë me logon e Ferrarit. Për realizimin e saj u desh përfshirja e 300 kompanive nga 15 vende te ndryshme. Makina e re përbëhet nga 20 mijë pjese, të cilat kaluan 1500 orë në tunelin e erës dhe për montimin e duhur u deshën 250 mijë orë studimi. Ferrari i ri është frut i 700 punonjësve që punojnë për këtë skuadër. Makina e re iu besohet dy kampioneve të Botës, Vettel dhe Raikkonen. Ky i fundit u shpreh i lumtur pas prezantimit “online”.
KOHA JONË SONDAZH

