Prezantohet Tonali: E prisja prej kohësh, Milani një zgjedhje zemre!
Sandro Tonali është gati për të nisur aventurën te skuadra e Milanit. Mesfushori i talentuar italian ka zbuluar se e priste prej kohësh një lëvizje të tillë te kuqezinjtë.
“Pasioni im për këtë skuadër nis nga shumë kohë më parë, nga qyteti im dhe nga babai që ma ka transmetuar. Që i vogël kam qenë milanist. Të vish te Milani është shumë e rëndësishme. Trajneri më ka shpjegua rnë detaje se me çfarë do të përballem dhe ndihem gati. Prej kohësh kisha pritur që të vishja fanellën e Milanit.
Cellino më ka thënë që të luajë njëlloj si te Brescia, nuk do të shoh stadiumin apo diçka tjetër. Mendoj vetëm për të luajtur. Kur mora vesh për interesimin e Milanit, bëra gjithçka që ishte e mundur për të dërguar tratativat sa më para. Nuk duhet të mendojmë se çfarë mund të arrijmë pas 8 muajsh, por ndeshje pas ndeshje”, deklaroi mesfushori italian. /R.Lika-Koha Jone/