Prishet fati i keq në “Camp Nou”, Barcelona rikthehet te fitoret (VIDEO)

Barcelona fitoi 2-1 kundër Mallorcas, duke blinduar vendin e dytë të renditjes. Memphis Depay zhbllokoi ndeshjen në mesin e pjesës së parë.

Fillimi i fraksionit të dytë të lojës solli edhe një gol tjetër dhe këtë herë ishte mesfushori Sergio Busquets, i cili ndëshkoi skuadrën e Mallorca.

Raiolla rihapi duelin 10 minuta nga fundi, por koha e mbetur ishte e pamjaftueshme për Mallorcan për të gjetur një tjetër gol. Barcelona ruajti epërsinë dhe mori pikët e plota në këtë duel në shtëpi, teksa kishte tri humbje radhazi në “Camp Nou”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?