Prishet sistemi i ndriçimit, ndryshon orari i supersfidës Partizani-Kukësi
FSHF ka ndryshuar orarin e ndeshjes kryesore të javës sëë 28-tënë Kategorinë Superiore, mes Partizanit dhe Kukësit. Kjo ndeshje ishte programuar të luhej ditën e diel, duke filluar nga ora 20:00.
Megjithatë FSHF-ja ka vendosur ta ndryshojë orarin e kësaj ndeshje, e cila tashmë është vendosur që të luhet ditën e diel duke filluar nga ora 17:00.
Ditën e djeshme një prej kabinave të sistemit të ndriçimit ka marrë flakë dhe është e pamundur që të dielën të luhet me drita. Në këtë mënyrë gjitha ndeshjet e javës së 28-të në Kategorinë Superiore do të luhen të dielën, në orën 17:00.
Orari i sfidave të se dielës:
Bylis-Teuta 17:00
Flamurtari-Skënderbeu 17:00
Laçi-Vllaznia 17:00
Luftëtari-Tirana 17:00
Partizani-Kukësi 17:00