Priste kalimin te Liverpooli, por Newcastle befason sulmuesin Isak
Newcastle United ka vendosur t’i bëjë rezistencë çdo oferte për Alexander Isak gjatë merkatos së verës, pavarësisht interesit të madh nga Liverpool.
Sulmuesi suedez, i cili e ka shprehur dëshirën për t’u larguar, është objektivi kryesor i “The Reds”, që kanë ofruar 110 milionë paund për 25-vjeçarin. Megjithatë, oferta është refuzuar menjëherë nga klubi anglez.
Sipas “The Telegraph”, pronarët sauditë të Newcastle e shohin çështjen si një sfidë personale dhe nuk janë të gatshëm ta shesin lojtarin, edhe nëse mbërrijnë shifra rekord.
Vendimi i klubit ka shkaktuar irritim te Isak, i cili nuk është pjesë e seancave stërvitore me ekipin dhe po stërvitet veçmas me urdhër të trajnerit Eddie Howe. Ai pritet të vazhdojë në këtë situatë derisa të pranojë që do të mbetet pjesë e “Magpies” edhe sezonin e ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

