Pritej rikthimi te Juventusi, por Kean befason me ekipin e ri

Moise Kean nuk do ta shohim te Juventusi në sezonin e ri, por te PSG. Pavarësisht se bardhezinjtë prej javësh kanë bërë tentativa për ta rikthyer në Torino, në fund ai ka zgjedhur skuadrën parisiene. Bardhezinjtë i propozuan Evertonit huazim 2 vjeçar me detyrim blerje, ofertë kjo që u refuzua nga anglezët në momentin e fundit.

Evertoni ka arritur marrëveshjen me PSG-në, për kalimin e Kean në Francë, në huazim 1 vjeçar me të drejtë blerje në fund të sezonit. Te kampionët e Francës, Kean do të marrë vendin e Chupo-Mouting që përfundoi kontratën dhe është një hap larg kalimit te Bayerni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?