Pritej të ftohej ndaj Bullgarisë, dëmtohet rëndë Meriton Shabani
Meritan Shabani ndalet në momentin më të mirë. Mesfushori i avancuar, i cili ka lindur në Mynih të Gjermanisë, po zhvillonte një sezon shumë mirë me zviceranët e Grasshoppers, skuadër ku luan prej verës së vitit të kaluar.
Shabani u pajis me pasaportë shqiptare në muajin gusht. Emri i tij lidhet prej kohësh me kombëtaren e Shqipërisë, teksa ai mund të ishte një alternativë për Sylvinhon për miqësoren ndaj Bullgarisë (17 tetor).
Por për fat të keq, 24-vjeçari ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit të majtë në duelin e fundjavës përballë Yverdon në kampionatin helvet. Shabani do t’i nënshtrohet një operacioni dhe pritet të qëndrojë gjatë larg fushave. Ndërkohë që e ka mbyllur këtë sezon.
“Dëmtimi dhe mungesa e tij janë një goditje e rëndë për ne”, u shpreh Bruno Berner, trajneri i Grasshoppers. Shabani ka luajtur më parë edhe me moshat e Bayern Munchen.