Pritet emocione dhe spektakël, Bayerni sfidon sot në gjysmëfinalen e parë Realin

Champions League mbrëmjen e sotme sjell emocione dhe spektakël me gjysmëfinalen e parë mes Bayernit dhe Real Madrid, që fare mirë mund të ishte dhe finalja e këtij sezoni.

Edhe pse do të luhet gjysmëfinalja e parë e Champions, nga rezultati i duelit në Allianz Arena mund të krijohet një ide se cila prej skuadrave ka shanse të shkojë në finale. Los Blancos të drejtuar nga Ancelotti janë të vendosur të provojnë fitimin e trofeut të 15-të si kampionë Europe. Fakti që shkurorëzuan Manchester City me penallti i jep shumë besim spanjollëve.

Në anën tjetër, edhe Bayerni është një skuadër që e njeh mjaft mirë këtë kompeticion. Bavarezët duken të rilindur me trajnerin Tuchel, që tashmë ka fituar besimin e skuadrës dhe simpatinë e tifozëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja në Mynih do të jetë edhe përballja e dy bomberave, Harry Kane nga njëri krah dhe Vinicius apo Bellingham në tjetrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

FORMACIONET E MUNDSHME 

Bayern Munich: Neuer; Kimmich, Kim, Dier, Davies; Goretzka, Pavlovic; Muller, Musiala, Gnabry; Kane

Real Madrid: Lunin; Vazquez, Rudiger, Tchouameni, Mendy; Valverde, Camavinga, Kroos; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Junior

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?