Priti penallti dhe shënoi golin e kualifikimit, Berisha bëhet hero ndaj Anderlecht-it të Hasit (VIDEO)

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ishte njeriu i mbrëmjes në sfidën mes Hacken dhe Anderlecht në UEFA Europa League, duke udhëhequr ekipin suedez drejt kualifikimit në turin e tretë të kompeticionit.

Ndeshja e zhvilluar në Suedi përfundoi 2-1 në kohën e rregullt për Hacken, rezultat që e çoi sfidën në kohë shtesë dhe më pas në ruletën e penalltive, pasi në ndeshjen e parë rezultati kishte qenë në favor të Anderlecht.

Në momentin më të rëndësishëm, Berisha mori përgjegjësinë dhe shkëlqeu. Fillimisht ndali penalltinë e katërt të belgëve, duke i dhënë avantazh skuadrës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, me qetësi të admirueshme, portieri shqiptar realizoi vetë penalltinë e fundit, duke i dhuruar kualifikimin Hacken-it dhe duke e lënë jashtë garës skuadrën belge të drejtuar nga Besnik Hasi.

Swiss Digital Mobile Reklama
BK Häcken - RSC Anderlecht (4) 2 - 1 (2) Europa League Q2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?