Priti penallti në Champions, Juventusi rinovon me Perin deri më 30 qershor 2027

Tani është zyrtare: Mattia Perin ka rinovuar kontratën me Juventusin. Ky është njoftimi për shtyp i lëshuar nga klubi bardhezi: “Ndihej në ajër, siç parashikohej nga vetë Mattia në konferencën për shtyp, para ndeshjes së Champions League kundër Shtutgartit: Rinovimi i kontratës sime? Po flas me klubin, ekziston dëshira për të vazhduar bashkë nga të dyja anët.

Një rinovim i kontratës që zyrtarizohet sot, e mërkurëm 23 tetor 2024, pas paraqitjes së tij të mrekullueshme kundër Shtutgartit, duke pritur edhe një penallti, por që fatkeqësisht nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e parë të sezonit në të gjitha garat”.

Perin u shpreh kështu për rolin e tij te “Zonja e Vjetër”, në prag të ndeshjes Juventus-Shtutgart: “Unë nuk ndihem si portier i dytë, por bashkëtitullar. Trajneri dhe klubi më bëjnë të ndihem kështu”.

SHKARKO APP