Pritja merr fund, Briken Calja medalje bronzi në Botëror

Ishte thjeshtë formalitet por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Shqipëria ka marrë një medalje bronzi nga Kampionati Botëror i Tajlandës me peshëngritësin, Briken Calja.

21 ditë pas mbylljes së kompeticionit më të rëndësishëm në Botë, Calja ka rezultuar i pastër në testet anti-doping dhe konfirmimi vjen nga vetë 29 vjeçari.

“Jashtëzakonisht i lumtur!  Medalja botërore është e Shqipërisë, e shqiptarve dhe personalisht e imja. Ka kaluar çdo afat i mundshëm për të shuar dyshimin e mendjes më skeptike në lidhje me medaljen e Botërorit të Tajlandës.  Çdo afat kohor për testet anti-doping ka përfunduar dhe mund të themi plotësisht të bindur që Shqipëria ka një medalje bronzi botërori të përfaqësuar nga Briken Calja,” –shkruan sportisti nga Shtërmeni në rrjetin social “Facebook”.

SHKARKO APP