Probleme në zemër pas Covid-19, ylli i Bayernit mbetet jashtë fushave
Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann në konferencën për shtyp, zbuloi gjendjen shëndetësore të Alphonso Davies. Kanadezi, i ndalur nga Covid-19, nuk do të kthehet menjëherë në fushat e Bundesligës.
“Gjatë testeve që bëmë te çdo lojtar i infektuar me koronavirus, kemi gjetur shenja të miokarditit të lehtë tek Davies. Domethënë miokardit. Ai është pezulluar nga stërvitjet deri në një njoftim tjetër dhe nuk do të jetë i disponueshëm në ndeshjet e ardhshme. Davies do të duhet të shërohet dhe sigurisht që do të marrë pak kohë”, tha strategu.
Covid-19 është një shkaktar i zakonshëm i miokarditit, inflamacion i miokardit, që është indi muskulor i zemrës.
KOHA JONË SONDAZH

