Probleme në zemër për 3 lojtarë të Gabonit pasi kaluan Covid-19, mes tyre dhe Aubameyang
Komisioni mjekësor i CAF (Konfederata Afrikane e Futbollit) ka pezulluar nga aktiviteti 3 lojtarë të kombëtares së Gabon, pjesëmarrëse në Kupën e Afrikës. Bëhet fjalë për Pierre-Emerick Aubameyang, Mario Lemina dhe Axel Meye.
Te këta lojtarë janë vërejtur probleme të lehta kardiake, në testet post-Covid që kanë kryer. Të tri këta futbollistë kanë qenë të infektuar me koronavirus kohët e fundit, por tashmë janë shëruar. Gjithsesi, kjo sëmundje duket se ka lënë pasoja te këta lojtarë.
Lajmin e konfirmoi edhe Federata e Futbollit të Gabon, ndërkohë që për trajnerin Neveu mungesa e sulmuesit të Arsenal, që është edhe kapiteni i ekipit, do të ndihet jo pak.
Një problem të tillë ka edhe mbrojtësi i Bayern Mynih, Alphonso Davies, që është pezulluar përkohësisht nga aktiviteti.
KOHA JONË SONDAZH

