Probleme të reja, “Suning” po mendon të shesë ekipin e Interit

Probleme të reja ekonomike për grupin Suning, aksionerin kryesor të Interit. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane të specializuara në çështjet financiare, agjencia ndërkombëtare Fitch ka njoftuar falimentimin e grupit imobiliar kinez “Evergrande”. Familja Zhang është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë biznes, pasi në vitin 2017 i kishte dhënë hua afro 2,6 miliardë euro.

Vlerësimet e agjencisë Fitch vetëm sa e kanë rënduar situatën financiare të pronarëve të skuadrës zikaltër. Qeveria e Pekinit mund të vendosë të mos ndërhyjë për të shpëtuar grupin nga borxhet.

Kjo çështje e ka goditur rëndë Jindong Zhang, i cili e kontrollon Interin nëpërmjet Suning Holdings Group, pikërisht kompanisë që me investimin në tregun imobiliar humbi afro 2,1 miliardë euro. Një situatë, në të cilën grupi Suning mund të jetë i detyruar të shesë Interin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?