Problemet me zemrën/Rrefen legjenda Lorik Cana

Lorik Cana ka më shumë se një vit që i ka mbyllur llogaritë me fushën e lojës, atje ku ai është një idhull për çdo shqiptarë, një shembull për çdo fëmijë, dhe padyshim një person me zemër të madhe.

Ish-kapiteni i kombëtares sonë ka bërë një rrëfim ndryshe për programin “Exclusive” në Top Channel. Cana ka treguar momentet e vështira kur ka sfiduar edhe shëndetin e tij vetëm për të luajtur në Europian.

SFIDA ME SHËNDETIN

Kisha disa vite që kisha çrregullime të ritmit të zemrës, aritmia. Bëra teste më të thella dhe më thanë se gjendja është më serioze se sa ka qenë. Për mua ishte si një rrufe, pasi mora e lajmin në ditën që morëm vendimin e KAS-it për ngjarjet e Beogradit. Mora një lajm të gëzueshëm për kualifikimin, dhe në anën tjetër mora lajmin se nuk mund të luaja më. Takova specialist të ndryshëm, të cilët më thanë se ishin të gjithë dakord që ta mbyllja me futbollin. Bashkëshortja ishte shtatzënë. Mjekët më dhanë dhe një vit, duke pasur teste të vazhdueshme për të vazhduar që të luaja edhe në Europian.

Pas Europianit legjenda e futbollit shqiptar vendosi të largohet nga futbolli.

SHKARKO APP