Profecia e Johan Cruyff, kishte parashikuar 9 vite më parë fitimin e 7 herë “Topit të Artë” nga Messi
Si fitues i Topit të Artë në vitet 1971, 1973 dhe 1974, Johan Cruyff padyshim kishte të gjithë të drejtën e botës për të bërë parashikime e tij dhe për të ardhmen. Në vitin 2012, pas ditë pasi Messi mori trofeun e tretë radhazi si lojtari më i mirë në botë, ish-futbollisti holandez bëri një profeci për gazetën argjentinase “Ole”.
“Leo ka fituar dy ‘Topa të Artë’ dhe do të jetë lojtari që do ta fitojë këtë çmim më shumë se çdo futbollist tjetër në histori, për futbollistin që është edhe për atë që mund të bëhet. Kjo konfirmon se ai është më i miri në botë. Me shumë mundësi, Leo do të fitojë ‘Topin e Artë’ pesë, gjashtë apo shtatë herë, pasi është i pakrahasueshëm, luan një kampionat tjetër”, shprehej Johan Cruyff.
Cruyff kishte një admirim të madh për “Pleshtin” ndaj dhe vlerësimet e tij për argjentinasin ishin të mëdha në intervistat që jepte. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

