Profil/Christian Panucci, strategu që synon të kapërcejë “mitin De Biasi”

Ish-mbrojtësi i Milanit, Real Madridit dhe i Kombëtares italiane, Christian Panucci, firmosi kontratën e bashkëpunimit me FSHF-në si trajneri i ri i Kombëtare shqiptare.

Panucci ka një karrierë të shkëlqyer si lojtar, ndërsa si trajner ka më pak eksperiencë pasi ka drejtuar skuadra të nivelit të dytë si: Livorno dhe Ternanës.

Gjithashtu “ylli” italian për një periudhë dy vjeçare ka punuar si ndihmës i Fabio Capellos tek Kombëtarja e Rusisë. I pëlqen futbolli sulmues dhe skema më e përdorshme e tij është 4-3-3, që përkthehet ndryshe në 4-5-1. Praktikisht do të vazhdojë të ndjekë linjën e De Biasit, me një mesfushë të ngjeshur dhe lojë nga krahët për të goditur kundërshtarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

KARRRIERA E CHRISTIAN PANUCCIT

Swiss Digital Mobile Reklama

1993- 1997 kalon si mbrojtës i djathtë i Milanit të famshëm të Capelos. Merr gjashtë trofe mes të cilave edhe Ligën e Kampionëve.

Në janar ’97 bëhet lojtari i parë italian që vesh fanelën e “galaktikëve” të Realit. Do të shpallet edhe në Madrit kampion Europe

Pas Realit, Panuçi kalon në ’99 tek Interi i Marçelo Lipit.

Gusht 2000 kalon tek Çelsa por luan vetëm 8 ndeshje.

Janar 2001 bëhet lojtar i Monaco por po atë vit shkon tek Roma ku nuk lë ndonjë gjurmë të madhe.

Karrierën e ka mbyllur në vitin 2010 tek skuadra e Parmës.

Ka luajtur 57 ndeshje me kombëtaren italiane ka shënuar 4 gola.

Si trajner i parë ka vetëm eksperiencë të shkurtër dy sezone në Serie B (34 ndeshje) me Livornon.

Ish-mbrojtësi i djathtë i Milanit do të marrë ka një mision shumë të vështirë tek Kombëtarja kuqezi pasi do të kërkojë që të thyejë ‘mitin De Biasi’ i cili për herë të parë kualifikoi Shqipërinë në fazën finale të një kompeticioni të madh europian. Panucci ka luajtur për skuadra të mëdha europiane si: Chelsea, Real Madrid, Roma, Inter dhe Milani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?