Projekti i madh për “Super League”-n evropiane, reagon UEFA

UEFA përsëriti sot kundërshtimin e saj për projektin evropian “Super League”, që u komentua së fundmi edhe ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu. Ky i fundi theksoi se kishin rëndë dakord që të merrte pjesë “në një Superligë të ardhshme Evropiane midis klubeve të futbollit” dhe se komiteti ekzekutiv i klubit ka miratuar parakushtet për anëtarësim.

Presidenti i futbollit evropian, Aleksander Ceferin, “e ka bërë të qartë në disa raste që UEFA është plotësisht kundër një Super League”, konfirmoi organi për AFP.

“Parimet e solidaritetit, promovimit, rënies dhe kampionatet e hapura nuk janë të panegociueshme – thekson UEFA -. Kjo është ajo që e bën futbollin evropian të funksionojë dhe Champions League është gara më e mirë sportive në botë”.  Javën e kaluar, FIFA gjithashtu mohoi mbështettjen për Super League-n. /Koha Jone/

 

SHKARKO APP