Projekti “Step by Step”, në “Shtëpinë e Futbollit” stërviten lojtarët e grupmoshave U-15 & U-17

Projekti “Step by Step” i organizuar nga Federata e Futbollit ka rifilluar punën për vitin e ri me një program të strukturuar dhe të detajuar nga Drejtoria Teknike.

Në kuadër të këtij projekti, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” janë zhvilluar stërvitje për grupmoshat U-15 dhe U-17, me lojtarët që aktivizohen me klubet e kampionatit shqiptar.

Ky projekt i veçantë ka si qëllim të angazhojë lojtarët më premtues të grupmoshave U-15, U-17 dhe U-19 që jetojnë dhe luajnë në Shqipëri. Synimi kryesor është të rritet cilësia e lojtarëve vendas, duke krijuar një bazë solide për ekipet kombëtare të moshave.

Stërvitjet përqendrohen në zhvillimin fizik, teknik dhe taktik individual të lojtarëve, me qëllim përmirësimin e tyre në të gjitha aspektet e lojës, si individuale ashtu edhe ekipore. Çdo javë, lojtarët e përzgjedhur grumbullohen në “Shtëpinë e Futbollit” dhe monitorohen nga trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave.

SHKARKO APP