Prokuroria nis hetimet për vdekjen e Dwamena-s, pësoi atak kardiak në fushë
Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë nisur hetimet për vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena i cili pësoi atak kardiak në fushën e blertë gjatë ndeshjes kundër Partizanit. Autopsia pritet të dalë ditën e sotme për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes.
Janë pyetur mjekët që kanë asistuar në analizat e tij të cilët janë shprehur se analizat qe prej janarit kur ai ishte në vendin tone kanë dale sipas normave të lejuara.
Është bërë edhe kontrolli për protokollin dhe kohën e reagimit të mjekëve dhe autoambulancës dhe sipas hetimeve çdo gjë ka qenë në kohë pavarësisht se jeta e 28 vjeçarit nuk u shpëtua dot.