Pronarët e rinj të Milanit kërkojnë të blindojnë Leao-n me super kontratë

Pronarët e rinj të Milanit kërkojnë me çdo kusht rinovimin e kontratës për Rafael Leao. Fondi Red Bird ka vendosur në prioritet lojtarët e rëndësishëm në skuadër të cilët ishin protagonist në suksesin e titullit kampion.

Një prej tyre është padyshim futbollisti portugez i cili ka ngjallur që tani interes te skuadrat e mëdha.

Megjithatë, për momentin kuqezinjtë janë mjaft të qetë duke pasur parasysh klauzolën e lirimit prej 150 milionë eurosh, e konfirmuar së fundmi nga Maldini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Palët janë shumë afër një marrëveshje megjithatë vetëm në javët në vijim mund të kemi diçka zyrtare. Agjenti i Leaos kërkon të paktën 7 milionë euro pagë neto për klientin e tij ndërkohë që klauzola që do të vendoset mendohet të shkojë në 250 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?