Pronari i Leeds “kërcënon” Barcelonën: Kanë afat deri më 2 shtator për Raphinha-n
Barcelona këtë verë ka bërë investime të mëdha në merkato, edhe pse në fakt fondet nuk është se i ka të mëdha. Një nga lojtarët është edhe Raphinha, të cilin e morën nga Leeds.
Por pronari i i klubit anglez, Andrea Radrizzanii ka dërguar një paralajmërim klubit katalanas për tarifën që duhet të paguajë.
“Nuk e di për prapaskenat dhe se si papritmas i gjetën paratë, nuk është e qartë. Shiko, do t’ju them më 2 shtator. Nëse jo, do të kemi një rast global në të gjitha mediat në botë për Barcelonën.
Akordi me Chelsea-ne? Për mua, u bë, dhe kur kam një marrëveshje fjala ime është fjala ime. Ndjeva turp të kthehem te Todd Boehly dhe të ndryshoj pozicionin tim.
Ne bëmë marrëveshjen me Chelsean sepse lojtari donte të largohej dhe ai ishte i hapur për të dëgjuar ofertat nga klubet e Premier League. Chelsea ishte në opsionin e tij të favorshëm. Por për fat të keq, le të themi se ndikimet e Barcelonës e bindën lojtarin të priste, të priste, të priste derisa të gjenin një zgjidhje”, tha Radrizzani.
KOHA JONË SONDAZH

