Propozimi i ri i Federatës Italiane, Seria A mund të mbyllet më 31 gusht

Serie A mund të vazhdojë deri në fund të gushtit!  Federata Italiane është gati që të bëjë një tjetër shtyrje dhe përzgjatje kohore, deri në 31 gusht.

Kampionatet e Serie A, B dhe C që në qëllimet e Federatës do të rinisin sapo të jetë e mundur (në ndryshim nga Serie D) dhe pa playoff titull, duhet të mbyllen kështu deri në 20 gusht, ndërsa data 31 gusht fiksohet për arsye kontraktuale me UEFA-n.

Pritet komunikata e Federatës, edhe pse mbledhja vendimtare do të jetë në 28 maj mes Gravina, Spadafora dhe Dal Pino, kur institucionet futbollistike do të vlerësojnë zhvillimet e kurbës së infektimeve si pasojë e Covid-19.

SHKARKO APP