Protagonist sezonin e kaluar, por PSG e lë Donnarumma-n zyrtarisht jashtë finales së Superkupës

Gigio Donnarumma nuk është përfshirë në listën e PSG-së për finalen e Superkupës Evropiane kundër Tottenham-it, që do të luhet të mërkurën, më 13 gusht, në Udine. Vendimi, që pritej prej ditësh, u bë zyrtar nga vetë klubi parizien, i cili publikoi listën e lojtarëve të thirrur për sfidën.

Në vend të tij, është i pranishëm blerja e re, Lucas Chevalier, i cili pritet të zëvendësojë Donnarumman. Ky përjashtim shihet si një sinjal i qartë për largimin e afërt të portierit italian nga PSG-ja.

Sipas mediave franceze, tekniku Luis Enrique ka vendosur të mos mbështetet më te numri një i kombëtares italiane për sezonin e ardhshëm, vendim që lidhet me mosmarrëveshjet mbi rinovimin e kontratës. Oferta e klubit nuk ka bindur Donnarumman, duke çuar në përkeqësimin e marrëdhënieve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë sqarime priten në konferencën për shtyp të trajnerit spanjoll, që do të mbahet sonte në orën 20:15, në prag të finales me Tottenham-in.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista e lojtarëve të grumbulluar nga PSG për finalen:

  • Portierë: Chevalier, Safonov, Renato Marin

  • Mbrojtës: Hakimi, Beraldo, Marquinhos, Lucas Hernandez, Nuno Mendes, Pacho, Kamara

  • Mesfushorë: Fabian Ruiz, Vitinha, Zaire-Emery

  • Sulmues: Kvaratskhelia, Gonçalo Ramos, Dembélé, Doué, Lee Kang-In, Barcola, Mbaye

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?