Protesta e pazakontë e Gjermanisë ndaj FIFA-s, lojtarët kyçin gojën

Gjermania e nisi Botërorin 2022 kundër Japonisë pa shiritin “One Love” që ishte parashikuar ta kishte portierit Neuer. Në vend saj, si kapiteni i Anglisë, Harry Kane përpara tij, ai mban shiritin zyrtar të FIFA-s me mbishkrimin  “Stop diskriminimit”.

DFB dhe gjashtë skuadrat e tjera evropiane që donin të jepnin shembull për të drejtat e njeriut me iniciativën në Kupën e Botës u dorëzuan nën presionin e FIFA-s dhe deklaruan heqjen dorë.

Të gjithë lojtarët e Gjermanisë para ndeshjes mbuluan gojën me dorë për foton para ndeshjes, një shenjë proteste ndaj FIFA-s për të treguar se janë të kufizuar të bëjnë atë që duan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?