Protesta e veçantë në kampionatin lituanez, tifozët hedhin valixhe në fushë (VIDEO)

Një skenë e pazakontë është regjistruar gjatë ndeshjes mes Zalgirisit dhe ekipit Kauno Zalgiris në kampionatin lituanez, ku skuadra vendase humbi me rezultatin 2-1. Tifozët vendas kanë gjetur një mënyrë mjaft kreative për të shprehur pakënaqësinë ndaj trajnerit Vladimir Ceburin.

Në një moment të ndeshjes, një numër i madh valixhesh u hodhën në fushë nga tribuna, duke dhënë një mesazh të qartë: “Koha për t’u larguar”. Kjo ishte një mënyrë simbolike për t’i kërkuar trajnerit që të “paketojë valixhet” dhe të lërë skuadrën.

Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve për origjinalitetin dhe ironinë e protestës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zalgiris aktualisht renditet në vendin e shtatë të kampionatit lituanez pas 21 javësh. Për më tepër, skuadra është eliminuar që në raundin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës nga Linfield i Irlandës së Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presioni ndaj trajnerit Ceburin po rritet dhe mbetet për t’u parë nëse klubi do të marrë masa pas protestës së tifozëve. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?