Protokolli i ri, ndeshja Juventus-Udinese rrezikon që të mos luhet
Komiteti Shkencor Teknik në Itali i ka dhënë dritën jeshile protokollit të ri të miratuar për ndeshjet e Seria A. Nëse një skuadër 35 për qind e lojtarëve do të jetë të infektuar, atëherë ai duel nuk do të luhet.
Pra, i takon që nga 25 futbollistë që ka të regjistruar çdo skuadër, nëse më shumë se 8 prej tyre janë të infektuar, atëherë ndeshja nuk do të luhet.
Duke marrë këtë fakt, e vetmja ndeshje e kësaj fundjave në Seria A që rrezikon të mos luhet është Juventus-Udinese, pasi skuadra friulane ka që tani 8 raste pozitive, vetëm një më pak se 9 raste që bëjnë që dueli të shtyhet. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

