“Prova të pamjaftueshme”, mbyllet në Suedi çështja Kylian Mbappe
Shumë zhurmë për asgjë. Në Suedi kanë mbyllur përfundimisht çështje “Mbappe”, me yllin francez që akuzohej për ngacmim seksual. Ndaj tij ishte ngritur kjo akuzë nga një e vajzë e re e cila pretendonte se ishte ngacmuar seksualisht nga Mbappe më 10 tetor në një hotel në Suedi.
Kjo çështje bëri xhiron në rrjet, vendosi në vështirësi Mbappe, por sulmuesi francez dhe Real Madrid mund të qëndrojë të qetë pasi gjykata e ka pushuar si çështje, “për mungesë provash të mjaftueshme”.