Pse po shkojmë në Armeni? Përgjigjen Lorik Cana dhe Etrit Berisha

Janë edhe 90 minuta dhe tri pikë larg historisë. Një fitore e ndan përfaqësuesen shqiptare nga kualifikimi direkt në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Pas rastit të parë të shpërdoruar, të dielën në Armeni ekipi kuqezi ka shansin e dytë që të sigurojë pjesëmarrjen direkte në evenimentin më të rëndësishëm futbollistik në kontinent, në finalet e Europianit të Francës.

 “Po shkojmë (në Armeni) të marrim kualifikimin. Jemi të përqendruar që të kualifikohemi prej mbrëmjes së të dielës për të evituar ndeshjet Play-off”- thekson Cana.

Humbja në “Elbasan Arena” ishte vetëm një pengesë në rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Kombëtares. Kapiteni beson se skuadra është bërë edhe më e fort.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çdo humbje ka mësimet e veta. Rezultati në Elbasan na ka bërë edhe më të fort. Tani e kemi vetë në dorë kualifikimin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Etrit Berisha, ashtu si edhe pjesa tjetër e skuadrës kuqezi, e ka të qartë se Kombëtaren e drejtuar nga Gianni De Biasi e pret takimi me historinë. Portieri kuqezi tregon se ekipi është i përqendruar te fitorja, për t’u kualifikuar në finalet e Euro 2016.  – “Jemi të përqendruar te kjo ndeshje me Armeninë dhe duam ta harrojmë humbjen e fundit. Kjo është ndeshja më e rëndësishme dhe shkojmë për fitore. Sikurse çdo shqiptar edhe unë kërkoj të fitojmë atë”-  nënvizon Berisha

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?