PSG 204 milionë euro humbje, duhet të shesë një nga yjet në verë
Pandemia e Koronavirusit dhe kriza ekonomike ka prekur gjithashtu klubet më të pasura në botë. Nuk bën përjashtim në këtë rast as PSG. Siç njofton “L’Equipe”, shoqëria pariziene paraqiti një raport në DNCG (Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Menaxhimit) në Ligën Profesionale të Futbollit me parashikime të humbjeve deri në 204 milionë euro për sezonin 2020-21, 60% më shumë se vitin e kaluar. Klubi duhet të shkurtojë shpenzimet dhe për këtë arsye do të detyrohet të shesë lojtarë.
PSG është në bisedime për rinovimet e kontratave të Kylian Mbappé dhe Neymar, ndaj është nevojshme të shihet se si këto humbje ekonomike ndikojnë në negociatat me dy “yjet”. Të dy lojtarëve u përfundon kontrata në qershor 2022, kështu që ata mund të negociojnë me ndonjë klub që nga 1 janari i ardhshëm.
Detyrimi për të shitur lojtarë mund të shkaktojë largimin e një prej peshave të rënda të ekipit. Leonardo, drejtori sportiv i klubit, tashmë e ka bërë të qartë se ai ëndërron të rinovojë si me Mbappé-n dhe me Neymarin, por ai është gjithashtu i vetëdijshëm se nuk është e lehtë të kesh gjithmonë më të mirën në botë.