PSG befason Barcelonën, bën gati një ofertë për Lewandowskin

Humbjet financiare në sezonin e fundit për PSG kapën vlera të frikshme, por kjo nuk e frenon aspak klubin parisien në merkato. Ekipi francez së fundmi mësohet se ka kërkuar informacione për situatën e Robert Lewandowskit.

PSG është në kërkim të një sulmuesi për të formuar një dyshe të fortë me Kylian Mbappe dhe drejtuesit po marrin në konsideratë dhe një afrim të mundshëm të polakut.

Barcelona është ndjeshëm e avantazhuar, por situata financiare mund të bëjë që PSG të përfitojë dhe të bëjë një ofertë shumë më të mirë financiare që do të kënaqë edhe Bayernin për ta lënë të lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?